Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalimi terminit

Pershendetje... terminin e lindjes e kam pasur dje dhe nuk ndodhi asgje... isha per vizite tek mjeku qe ka ndjekur shtatzenine time dhe me tha qe cdo gje eshte ne rregull si ne pozicionin e femijes po ashtu edhe me ujin... me tha qe duhet te pres deri te henen, nese akoma cdo gje vazhdon e njejte duhet te paraqitem ne shtepine e lindjes... mjeku me tha qe duhet te rri e qete se cdo gje eshte ok... por une jam shume e shqetesuar bebi leviz shume dhimbje nuk kam fare pervec faktit qe prej tre ditesh ne mengjes kur ngrihem per te shkuar ne wc me del nje leng i bardhe tamam si sperme qe pasi fshihem ka raste qe shoqerohet edhe me ngjyre kafe po kjo ne sasi shume te vogel... dje shkova per te pare ambientet e lindjes... ishin perfekte dhe personeli shume i mire por mamija me tha qe me qe deshiron lindje ne uje dmth pa gjilperen kunder dhimbjes lindja mund te zgjasi deri ne 18 ore me qe eshte femija i pare... une gjilperen e kam shume frike, ju lutem me jepni nje mendim?

Riola ... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Riola

Më poshtë po shpjegoj se si fillon aktiviteti i lindjes. Tre janë shënjat e përparimit të aktivitetit të lindjes. Shënja e parë; shkëputja e tapës mukoide, një sekrecion i trashë me rrema gjaku del nga vagina. Shënja e dytë; plasja e ujrave. Rrjedhja mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Duhet patur parasysh që në këtë moment gruaja duhet të shtrohet urgjent në shtëpinë e lindjes. Shënja e tretë; janë kontraksionet, të cilat paraqiten si sforcime të dhimbshme çdo 20-30 minuta dhe më pas më të shpeshta. Rrjedhja që ankon, është shënja e parë që tregon se lindja po afron. Ndiq këshillat e mjekut dhe zbatoi ato me përpikmëri. Lindja në ujë është sot një nga mënyrat më të preferuara për të përfunduar lindjen. Uji zbut dhimbjet e lindjes dhe pakësohet ndjeshëm mundësia për laceracione.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti