Rreth stimuluesit për gji
Genta Rina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gentiana
Laktacioni varet nga një balancë delikate e disa hormoneve. Prolaktina është hormoni i nevojshëm për prodhimin e qumështit. Nuk rekomandohet marja e çajrave apo medikamenteve të tjera për të stimuluar ardhjen e qumështit. Mbajtja e sekretimit të qumështit, kërkon dhënien periodike të gjirit dhe boshatisjen e duktuseve dhe alveolave në çdo ushqyerje. Stimulimi i gjirit me anë të thithjes ndikon në çlirimin e prolaktinës, pra në shtimin e sasisë së qumështit. Sa më shpesh ta vesh fëmijën në gji aq më shumë qumësht do të kesh.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe jam ne fund te shtatzenise, bebin tim kam deshire qe ta ushqej me gji, po pasi ne shumicen e rasteve po degjoj se nenat nuk po kan gji te mjaftueshem ose fare per te rritur foshnjet e tyre, pyetja ime eshte: A mund te pije ndonje caj ose cka preferoni ju qe te kem gji? Faleminderit per pergjigjet e juaja gjate kesaj kohe sa kam qene shtatzene?