Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik

Pershendetje dr kam pasur nje abort para nje viti dmth shkaku ka qene mos zhvillimi i frytit , dhe tash deshiroj te ngelem shtatzene mirepo pa rezultat dhe deshiroj te marre acid folik a mund ta marr edhe pa konsulltimin e gjinekologut edhe ne muajin e kaluar kam marre nje injeksion prengyl quhet mirepo nuk pata fat te ngelem shtatezene dhe injeksioni prengyl a e ka efektin per tre muaj apo vetem per ate muaj qe meret? Ju faliminderit.

Ardiana Hasani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adriana

Konsulta me mjekun gjinekolog në rastin tënd, është mjaft e rëndësishme. Mos pretendo të marrësh terapi pa këshillën e mjekut, si acidin folik ashtu edhe trajtimet e tjera duhet ti rekomandojë vetëm mjeku gjinekolog në momentin dhe në kohën e caktuar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti