Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth numërimit të ditëve të ciklit

Pershendetje doktoreshe, kam nje pyetje si i numeroni ju keto dite dmth qe thoni cdo 28 dite te ciklit? Une e kam ciklin me te njejten date me vin menstruacionet atehere nuk di se si ta shikoj kalkulatorin e ovulimit, qysh ti numeroj ditet cdo sa dite? Flm.

Ardiana Hasani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adriana

Ditët e ciklit menstrual numurohen duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve deri ditën e parë të mestruacioneve pasardhëse. Kështu kalkulohet edhe ovulacioni, i cili në një cikël të regullt 28-të ditor ndodh rreth ditëve 14 deri 16 të ciklit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti