Ndonje çrregullim, apo...?
Ada Stafa
(8 vite më parë)
Përshëndetje Ada,
Përdorimi i kontraceptivit emergjent ndodh që u ka shaktuar çrregullim në cikël, prandaj nuk ka vend për brengë. Për të qenë më të sigurtë bëni një test shtatzënie!
Pershendetje! Kam nevoje per informim nga ana juaj. Ne dt. 10 janar pata nje akt te pambrojtur. Me pas , rreth 30-40 min me vone perdora nje tablet emergjent Norlevo. Isha shume në ankth dhe shume stres derisa te vinte data per menstruacionet. I prisja në dt.18, nderkohe me erdhen ne dt.16 ( dy dite me heret) megjithese asnjehere nuk i kam në dt fikse, dhe muajt me para I kisha në datat 14, 15 . Por u shqetesova sepse me qendruan me pak se zakonisht dhe me qendrun vetem 3 dite, ndonese zakonisht jane4-5 dite. Shqetesime nuk kam pasur. Dua te di a ndikon kontraceptivi emergent në crregullimin e menstruacioneve apo ekziston mundesia e ndonje shtatzanie, meqe menstuavionet me erdhen 5 dite pas kryerjes se aktit? Ju lutem shume te me jepni ne pergjigje. Duke ju falemderuar shume per kohen qe me kushtuat, ju uroj pune te mbare!