Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e hekurit

Pershendetje dr Mimoza, kam degjuar se neqoftese burri ka mungese hekuri gruaja nuk mund te ngeli shtatzene... sa e vertete eshte kjo? Pasi une me burrin i kemi bere te gjitha analizat dhe te gjitha na kane dalur mire, vetem se burri im eshte anemik... kemi gati 2 vjet qe duam te kemi femije... te uroj gjithe te mirat dhe shume faleminderit per ndihmen qe na jep.

Kledia .. (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kledia

Bashkëshorti yt është mirë të bëjë një konsultë me mjekun androlog, për të vlerësuar spermogramën. E rëndësishme është që edhe ti të konsultohesh me një mjek gjinekolog për të vlerësuar shëndetin tënd riprodhues.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti