Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e dëmshme kafeja?

Miremengjesi doktoreshe Mimoza, doja tu beja nje pyetje ne lidhje me kafene gjate shtatzenise, jam ne javen e 5 te shtatzenise dhe doja ta dija a eshte e demshme kafeja dhe a eshte e demshme fjetja permbys? Gjithe te mirat!

Aurora Hysenaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Është mirë që kafenë e mëngjesit, ta konsumosh pasi të kesh ngrënë ushqimin e mëngjesit. Gjatë pjesës tjetër të ditës, nuk rekomadohet konsumi i kafesë. Është e konstatuar që kafetina streson fetusin. Një gotë kafe e mëngjesit është në rregull, por do të ju këshilloja që ta limitoni sasinë ditore të konsumimit në dy gota (pasi që ca kafe mund të përmbajnë deri në 100 mg. kofein secila).

Gjatë shtatzënisë, rekomandohet që pozicioni shtrirë anash majtas, është pozicioni më i përshtatshëm. Të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/gjumi/6-keshilla-per-gjume-te-mire-ne-shtatezani?like=true

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti