Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik

Pershendetje doktoreshe, kisha dhe nje pyetje tjeter, une jam 5 javeshe dhe ka jam ne javen e dyte qe pi acid folik 2 here ne dite a eshte normale kjo? Nuk kam oreks fare dhe gojen e kam shume te hidhur a ndikon gje acidi folik?

Aurora Hysenaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rora

Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Ai duhet të merret 400 mikrogram një herë në ditë, deri në javën e 12 të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti