Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjeve të barkut

Pershendetje doktoreshe. Jam 34 jave e 3 dite. Desha tju pyes rreth dhimbjeve te barkut. Kur bie ne gjume, ne momentin qe shtrihem kam dhimbje te barkut ne pjesen rreth kerthizes, me duket sikur me shtrengon dicka (nuk me duken si levizje te bebit), dhe me pas kam dhimbje shpine. Ngrihem menjehere dhe qendroj ne pozicionin gjysem te ulur, atehere me pushon kjo dhimbje. Madje kam bere dhe gjumin ne kete pozicion. Cfare mund te jete kjo dhimbje sepse jam ne merak? Faleminderit.

Ela Tela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Mendoj që mund të jenë kontraksione utrine që pasohen edhe me dhimjen e mesit. Qëndro në pozicionin shtrirë anash majtas. Ky do jetë pozicioni më i favorshëm për ty dhe për bebin.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti