Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzene?

Jam ne kerkim te shtatzanise, sot eshte dita e 24 e ciklit menstrual, prej dites se 15 te cm.kisha ndjeshmeri dhe dhembje ne gjoks, lodhje dhe pergjumje- qka me shtyri te dyshoj ne shtatzani, ndersa sot papritmas me kaploi dhimbje ne shpine dhe bark. pasi kam lexuar shpesh se mund te ndodh nderpreja e shtatzanise ne fazat e hershme me intereson mendimi i juaj a ka gjasa qe une te kem ngelur shtatzene e te ndodh qe te mos mund te mbaj me gjate shtatzanine. ju informoj se para kater viteve kam ngelur shtatzene por eshte dashur ta stimuloj abortin me pilula per shkak te moszhvillimit te frytit. te gjitha keto i kam bere ne kontroll te mjekut, kam menstruacione dhe ovulacion te rregullt. Ju faleminderit shume per kohen qe ndani per ne. pres me padurim pergjigjen tuaj.

Meri Meri (8 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Nese do te dish qe je apo jo shtatzene, bej nje test shtatzenie ose beta hCG qe eshte analize gjaku.

Komplikacioni qe pershkruan mund te ndodhe.

Nese nuk je shtatzene, te rekomandoj qe perpara se te tentosh per shtatzeni te besh nje keshillimin parakoncepsional per te vleresuar shendetin tend riprodhues per te gjetur shkakun e mos mbetjes shtatzene.

Gjithë te mirat.

/komuniteti