Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në fund të barkut

Pershendetje doktoreshe, doja te dija pse i kam keto dhimbje ne fundt te barkut dhe ndonjehere me duket se i kam brenda me vagine, kam dhimbje edhe ne mes, sikur me pas cikel, po ciklet i kam shume te rregullta edhe i kam me vone, dhe a ndikon kisti per mos mbetjen shtatzene? Shume faleminderit, te uroj nje dite te bukur.

Fati Swwet (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fati

Dhimbjet e mesit dhe të fundit të barkut kanë shkaqe të ndryshme. Drejtohu te një mjek gjinekolog për të bërë një ekzaminim gjinekologjik, ku do të vlerësohet gjëndja e qafës së mitrës dhe do të meret analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale, pasi shkak mund të jetë një infeksion gjenital. Gjithashtu një analizë e urinës do të përjashtojë mundësinë e pranisë së një infeksion urinar të mundshëm.

Shkak për formimin e një kisti, është një çregullim i nivelit të homoneve në gjak. Gjetja dhe trajtimi i këtij shkaku do ta eleminojë kistin. Vetëm atëherë mund të kërkosh një shtatzëni.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti