Çrregullimet e ciklit dhe hormonet
Sonila Ajeti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sonila
Çregullimi i ciklit menstrual ka sigurisht një shkak hormonal. Kryerja e disa analizave hormonale do ta ndihmonte mjekun për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi dhe për ta trajtuar atë. Medikamenti i rekomanduar nga mjeku, Clomiphene citrate, shërben në stimulimin e ovulacionit. Vazhdo përdorimin e këtij medikamenti dhe në ditën e 14-16 të ciklit bëj ekografi për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëqoftëse folikuli ka maturim maksimal dhe spermograma rezulton normal, atëherë nuk ka përse të mos ndodh shtatzënia.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe! Kam gati 2 vjet qe tentoj per shtatzeni por pa sukses, qe ne muajt e pare mu crregullua cikli, shkova te gjinekologu dhe ai me rekomandoi te pija Clomiphene citrate 50 mg, per 3 muaj i kam pire dhe cikli mu rregullua. Por shtatzene nuk ngela. Pas disa kohesh doktori me rekomandoi te beja "hapien e kanaleve" se mos ndoshta kisha probleme, e bera kete gje dhe cdo gje ishte ok dhe vezoret dhe kanalet cdo gje e paster! Por 1 muaj pas hapjes te kanaleve cikli mu crregullua perseri, doktori me dha te pi perseri Clomiphene citrate 50mg, per 5 dite qe ne diten e dyte qe te kane ardhur periodat. Me sa kam lexuar ne faqen tuaj crregullimi menstrual ka lidhje me hormonet, ja sugjerova doktorit per ta bere analizen e hormoneve por ai ma refuzoi, nuk ke nevoje ta besh tha vazhdo te pish kete antibiotike. Ju lutem doktoreshe cfare me sugjeroni ne rastin tim, a eshte e nevojshme kryerja e kesaj analize? Sepse dhe refuzimi i doktorit nuk me bindi fort. Githashtu dhe bashkeshorti im kishte nje problem te vogel, ai prodhon spermatozoide por levizia e tyre eshte pak e ngadalte, shkoi ne nje androlog dhe ai i dha disa mjekime, me te mbaruar se piri keto i tha ske nevoje per antibiotike tjeter! Por tani problemi jam une sepse e kam ciklin te crregullt! Ju lutem doktoreshe cfare me sugjeroni? Pres pergjigje! Faleminderit shume!