Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaji i peshkut dhe mishi i dhëmbëve

Pershendetje, jam ne javen e 20+4 te shtatzenise dhe desha te di a mundem te perdore vaj peshku? Gjithashtu desha tju pyes ne lidhje me mishin e dhembeve, kur laj dhembet ne mengjes shume kam gjak dhe me rri vazhdimisht i skuqur dhe kam dhimbje, cfare mund te perdore? Ngeleni e pershendetur dhe uroj te me pergjigjeni... cdo te mire.

Jeta ,,,, (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Vaji i peshkut zakonisht rekomandohet të përdoret gjatë kohës së dimrit. Në periudhën kur fillon dhe koha ngrohet, përdorimi i tij nuk është i rekomaduar.

Në lidhje me problemin e shfaqur tek mishrat e dhëmbëve, do të të këshilloja të drejtoheshe tek mjeku stomatolog për të gjetur shkakun e gjakosjes së mishrave. Gjithashtu përdorimi i furcave me kokë të butë dhe larja e dhëmbëve dy herë në ditë pa ndërpreje të larjes edhe pse mishrat gjakosen, është e rekomanduar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti