Kisti i plexit koroid, mm
Jonida Osmani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jonida
Kisti i plexit koroid mund të jetë një konstatim normal në trurin e fetusit, i cili kalon me rritjen e moshës së shtatzënisë. Mjeku duhet të mbajë në observacion shtatzëninë tënde dhe të përsërisë një ekzaminim tjetër ekografik në moshën 26 javë të saj.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe Moza. Une jam 18 javeshe shtatzene dhe bebi im eshte nje vajze. Ne viziten e fundit ekografike doktori dalloi kistin plexit korid, ne trurin e bebes. Ju lutem a mund te me shpjegoni cfare eshte ky dhe cfare ndikimi ka ne zhvillim e vajzes time? A do te kete ajo probleme mendore? Pres me padurim pergjigjen tuaj. Me respekt Jona.