Mitra mbrapsht
Dina Beluli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dina
Pozicioni i mitrës nuk ka lidhje vendimtare me infertilitetin. Mundohu të gjesh kohën e ovulacionit dhe nëse nuk ke probleme të shëndetit riprodhues, pra nëse nga konsulta gjithshka ka rezultuar normal, atëherë shtatzënia nuk ka arsye pse të mos ndodhë.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe, jam e martuar qe 2 vite, per 6 muaj tentoj per shtatzeni por pa sukses, mjeku me ka thene se kam mitren mbrapsht. Cka do te me rekomandonit qe une te mbes shtatzene, ne cilen pozite duhet te kem marredhenje dhe pas penetrimit ne cfare pozite duhet te rrije? Te pacientat me miter mbrapsht a eshte normale mosmbetja shtatzene? Pres pergjigjen tuaj doktoreshe dhe faleminderit per kohen qe ndani per ne. Zoti ju ruajt.