Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Calcium sandoz eff

Dr. ju lutem me tregoni cka eshte calcium sandoz eff, une sot i kam marre do tableta qe shkrihen ne uje po shkruan calcium vita c, e prodhuar nga Krka a eshte e njejte me ca-sandoz nese jo cili mundet me qene demi se nje e kam pi, e kam edhe nje pyetje nuk kam guxu te kemi marredhenje seksuale sepse kam pas gjakderdhje tash mjekja me tha se mundem po me kujdes, gjate marredhanjes a duhet qe ta bejme dhe sperma te nxirret jashte apo nuk ka problem edhe brenda se po kam frike a ndikon keq te bebi? Ju falenderoj shume.

Minushe Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azime

Tabletat me calcium të shoqëruara me Vit. C, janë afërsisht të njëta dhe kanë të njëjtin funksion.

Raportet seksuale në shtatzëni janë të lejueshme nëse pas tyre nuk vërehen dhimbje apo sekrecione hemorragjike si dhe nuk shkaktohen trauma. Sperma nuk kalon tek bebi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti