javë pas jave
Përshëndetje Riola
Më poshtë po shpjegoj se si fillon aktiviteti i lindjes. Tre janë shënjat e përparimit të aktivitetit të lindjes. Shënja e parë; shkëputja e tapës mukoide, një sekrecion i trashë me rrema gjaku del nga vagina. Shënja e dytë; plasja e ujrave. Rrjedhja mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Duhet patur parasysh që në këtë moment gruaja duhet të shtrohet urgjent në shtëpinë e lindjes. Shënja e tretë; janë kontraksionet, të cilat paraqiten si sforcime të dhimbshme çdo 20-30 minuta dhe më pas më të shpeshta. Rrjedhja që ankon, është shënja e parë që tregon se lindja po afron. Ndiq këshillat e mjekut dhe zbatoi ato me përpikmëri. Lindja në ujë është sot një nga mënyrat më të preferuara për të përfunduar lindjen. Uji zbut dhimbjet e lindjes dhe pakësohet ndjeshëm mundësia për laceracione.
Të uroj lindje të mbarë.


Doktoreshe te lutem me kthe pergjigje sepse jam shume e shqetesuar... kam pas terminin me dt 3.03 pasi bera vizite tek mjeku qe me ka ndjekur shtatzenine me tha qe cdo gje eshte ok edhe pse kjo eshte nje kohe shume e pershtatshme qe beba te linde ti mos u shqeteso me tha se ajo do te lajmeroj vete kur te vije koha. Dje me moren nga spitali ku do te kryej lindjen dhe me lane termin per diten e enjte per nje kontrolle komplet... mesa kam kuptuar tapa mukoide me ka rene dje dhe ne mengjes kam gati kater dite qe kam shume te bardha origjinal si sperme... beba leviz gjate gjithe kohes dhe nuk di te shqetesohem apo te them shyqyr qe leviz... te lutem me kthe pergjigje...