Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe, dita e pare e ciklit ka qene 31 janar 2012, cka mendoni ju a jam shtatzene, a eshte koha te bej test apo te pres dhe pak, une test shtepiak nuk kam bere sepse nuk pata per momentin test ne shtepi sipas mendimit tuaj me thoni a mund te jem shtatzene sepse mua gjithehere kur don te me vije cikli me dhemb barku dhe shpina e tash spo me dhamin veq kam fryrje gjinve me gjithe se e kom vajzen ne gji, nje vjeç e gjysme, cfare me thoni ju lutem? Flm per pergjigjet qe po mi jepni.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tea

Mendoj që bërja e një testi do të të largonte merakun. Edhe koha është tashmë pasi cikli menstrual të është vonuar, ngase shenjat edhe mund të mos jenë simptoma të sakta. Bëj një test shtëpiak shtatzënie. Nëse je shtatzënë, mund të vazhdosh me gjidhënjen, nuk paraqet ndonjë problem.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti