Mestruacionet pas lindjes natyrale
Ledi Hysenj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ledina
Nëse e ushqen fëmijën vetëm me gji, atëherë është e justifikueshme kjo situatë. Megjithatë bëj një vizitë gjinekologjike dhe një ekografi, për të vlerësuar situatën.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Kam lindur ne date 23 tetor me lindje natyrale, ne date 27 janar me erdhen mestruacionet, sot eshte data 6 mars dhe mestruacionet e muajit tjeter nuk me kane ardhur akoma... a eshte normale kjo vonese? Para se te mbetesha shtatzene kam pasur nje cikel shume te rregullt 28 - 30 ditesh. Ju falenderoj.