A ekziston mundësia të jem shtatzënë?
Lolaa R
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vlora
Drejtohu te mjeku gjinekolog për të bërë një ekzaminim ekografik me sondë vaginale, që të vlerësohet kaviteti uterin. Niveli i hormonit të gonadotropinës korionike që prodhohet gjatë shtatzënisë, ulet tre javë pas abortit. Kështu që testi i shtatzënisë duhet të kishte rezultuar me një vizë.
Të uroj gjithë të mirat.
E nderuar, para nje muaji kam pasur abort me saktesisht me 07.02.2012 isha 11 javeshe, ende nuk me ka ardhur cikli, por dje rastesisht bera nje test shtatzenie i cili rezultoi pozitiv, por vija e dyte shume e dobet por megjithate ekzistonte, perserita edhe nje here testin gjithashtu edhe tjetri doli njejte, une gjate kesaj kohe jam mbrojtur por jam mbrojtur ne menyre natyrale, kisha deshte te me pergjigjesh a eshte fjala per shtatzeni tjeter apo ende ekziston hcg nga shtatzenia qe kisha, une tani vec i kam bere analizat si strishot dhe paptestin dhe po i pres rezultatet, gjithashtu kam bere edhe kontrolle me ultraze dy jave pas abortit dhe mjeku me ka thene se gjithcka eshte ne rregull.