Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me shikimin

Jam ne muajin e nente te shtatzenise. Problemi im eshte se nuk shikoj mire nga syri i majte. Jam vizituar para 2 vjetesh te okulisti dhe numrin e kisha (- 1.5), kam vene eshe syze, por tani nuk i perdor me. Normalisht numri duhet te me jete rritur, pasi e kuptoj dhe vet qe syri i majte ka shume problem. Tani jam e shqetesuar pasi me kane thene qe neqoftese bej lindje natyrale mund te ndikoj negativisht ne shikimin tim dhe mund tme rritet shum rreziku qe te me rritet numri i syve? Ju lutem me jepni nji pergjigje sa me shpejte pasi jam shume ne merak.

Sueda Haxhiu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sueda

Mendoj që përpara lindjes, duhet të bësh konsultim me mjekun okulist për të përcaktuar së bashku me obstetrin, rrugën e lindjes. Numri i aktual i syve, konsiderohet ulje e vogël e pamjes dhe mendoj se nuk përbën arsye për të zgjedhur lindjen me prerje cezariane. Në klinikën ku unë punoj, rastet analoge drejtohen për lindje natyrale. Megjithatë, kur të vijë moment i lindjes, një konsultë edhe me mjekun okulist mund të jetë e vlefshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti