Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Stimulues për gji

Pershendetje desha te di se cka ka dicka me te efektshme per te stimuluar ardhjen e gjirit pas kam shume deshire qe femijen tim ta rris me gji, e jam shtatzene ne muajin e 9-te, e kam ble nje caj te humanes a mund ta pije edhe para se te lind? Faleminderit.

Genta Rina (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Gentiana

Mënyra më e mirë dhe më efikase për stimulimin e qumështit të gjirit është që ta mbani beben tuaj në gji sa më shumë që është e mundur. Prodhimi i qumështit stimulohet nga ana e foshnjes suaj: sa më shumë që fëmija thith, aq më shumë qumësht prodhohet. Prodhimi i qumështit do ndjek sistemin e ofrimit dhe kërkimit: sa më shumë që thith bebi juaj, aq më shumë qumësht do kenë gjinjtë tuaj. Dhe sa më shpesh që ta ushqeni me gji, aq më shumë qumësht do prodhohet.

Të uroj një lindje të lehtë.

/komuniteti