Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ushqehet beba në bark?

Prsh doktor, pyetja ime eshte se ne cfare jave gjendet femija duke pare ne eko qe eshte sa nje kokerr gruri, sa jave mund ti kete kjo shtatzeni dhe si arrin ushqimi te foshnja ne bark? Flm.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Tea

Embrioni me madhësi sa një kokërr gruri, supozohet të jetë afërsisht 5 javësh. Nëse dëshironi mund ta përcjellni përmes "Sa është e madhe foshnja juaj".

Sa i përket ushqyerjes së foshnjes në barkun e nënës, ai/ajo e pranon ushqimin nga ushqyesit e nënës. Nëna duhet të hajë një dietë të ekuilibruar dhe duhet shmangur disa ushqime për të siguruar se ajo po ha mirë dhe duke siguruar fëmijën e saj me të gjitha ushqyesit e nevojshëm. Foshnja është e lidhur me placentë nga kordoni i kërthizës. Ky kordon bart vlerat ushqimore direkt tek foshnja dhe e ushqen atë gjatë kohës kur ai është në barkun e nënës.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti