Pozita e mitrës
Dina Beluli
(14 vite më parë)
Pershendetje Dina,
Sa kohe ka qe perpiqesh te mbetesh shtatzene? Mitra te 2/3 e grave eshte e perkulur perpara (kah barku). Ne kesaj pozite i themi AVF (anteverziofleksion). Ne 1/3 e grave mitra eshte e perkulur kah kurrizi ose RVF (retroverziofleksion). Une nuk do ta kisha perdorur fjalen "mbrapsht". Po e perseris qe afersisht çdo e treta grua e ka mitren ne RVF dhe ato gra mbesin shtatzene normalisht. Nuk ka ndonje pozite qe mund te mbash gjate gjumit per ta kthyer mitren ne AVF dhe nuk ka pozite te caktuar gjate marredhenieve seksuale qe ndikon ne kete pozicion te mitres.
Gjithe te mirat.
Pershendetje doktor. Qe 6 muaj tentoj per shtatzeni por pa sukses. Pas konsultimit me gjinekologun me tha se e kam mitren mbrapsht. Doja te dija nqs ndonjera prej pacienteve tuaja ka pas mitren mbrapsht dhe a ka mbet shtatzene? Sa kohe merr gjer kur tjem shtatzene dhe a ka ndonje menyre te vecante gjate marredhenjeve apo mbas marredhenjeve ne cilen pozite te rri? Ju faleminderit per ndihmen qe do me jepni, pres me padurim pergjigjen tuaj.