Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalimi i terminit

Pershendetje... terminin e lindjes e kam pasur me dt 03.03.12 por nuk ndodhi asgje... me dt 03 bera nje vizite tek mjeku qe ka ndjekur shtatzenine time dhe me tha qe duhet te presim qe te vijne dhimbjet edhe pse tani do ishte kohe e pershtatshme qe beba te linde... nuk kam pasur asnje shqetesim apo dhimbje mesi ose barku fareeee... ka gati 5 dite qe kur zgjohem ne mengjes pas nje gjumi shume te qete kam sekrecion te bardhe tamam si sperme dhe pak a shume ne ate sasi... para dy diteve ose tre pata nje si lloj lengu te bardhe mix me kafe dhe pak si gjak te ngrire ngjante edhe si cope mishi por mendoj se ishte gjak... beba ime leviz cdo dite e me shume kjo gje me frikeson dhe shqeteson jashte mase... leviz aq shume saqe transformon komplet formen e barkut edhe nuk pushon gjate gjith dites... edhe ne kete moment leviz shuuuuuuuume. Mos valle beba ime vuan ose ka ndonje shqetesim? Neser kam kontrollin ne spital nese me thone qe duhet te pres dhimbjet mendon se duhet te kundershtoj dhe ti them qe dua stimulues per dhimbjet? Mendoj se po te kaloj edhe pak kohe nuk do kem mundesi ta lind ne menyre normale sepse dy javet e fundit barku eshte rritur shume dhe mendoj se ka me shume se 4 kg... ju lutem me ktheni pergjigje!

Riola ... (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje,

Duhet ta dish se termini i lindjes eshte nje date e perafert ne te cilin lindin vetem 3% e shtatzenave. Lindja quhet ne termin prej javes 37 deri ne javen 42.

Jane disa shenja te cilat paraqiten para lindjes. E para (me e hershmja) eshte zbritja e barkut me poshte se me pare (anglisht i thone lightening). Lightening eshte nje shenje shume evidente dhe nuk mund te mos e vesh re: ti merr fryme me lirshem, pas ushqimit nuk i ke ato shqetesimet qe i ke pasur me pare dhe mund te mberthesh kopsat e ndonje kemishe qe me pare vetem mund t'i afroje. Lightening ndodhe afersisht 7 dite para lindjes. Eshte logjike, domethene pas lightening beba zbret teposhte dhe ben presion ne kanalin e bute te lindjes te cilin e zgjeron gradualisht. Njekohesisht do te shtohen tkurrjet e mitres (qe quhen "motori i lindjes") dhe lindja fillon. A ka ndodhur tek ti lightening? Te rekomandoj qe jesh aktive sikur me pare, sepse duke qendruar ti vertikalisht, beba ben presion me te madh ne kanalin e lindjes.

Shenja tjera se lindja po afrohet eshte renia e tapes mukoide. Nga vagina del nje permbajtje qe ka ngjyre te kuqe, por nuk eshte gjak. Grate te cilat jane shtatzene per here te pare, zakonisht alarmohen dhe shkojne urgjent ne maternitet dhe thone qe kane gjakderdhje, por kjo nuk paraqet ndonje shenje rrreziku - eshte dicka krejt normale.

Shenja e fundit eshte pelcitja e ujorit qe eshte shenja e cila ndodhe me se afermi me lindjen. Ne fakt pelcitja e cipave amniale eshte nje nga metodat per stimulimin e tkurrjeve te lindjes.

Uroj te kesh nje lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti