javë pas jave
Pershendetje Mirlinda,
Gjate shtatzenise shqetesimet me organet e tretjes jane te shpeshta. Me rritjen e bebes zvogelohet mundesia qe sotmaku (lukthi) te mbushet dhe ndodh shpesh qe permbajtja nga lukthi kthehet ne ezofag (ezofagu eshte organi ne forme gypore qe lidh gojen me lukthin). Ne kete rast ti ndjen djegie pas derrases se gjoksit.
Te rekomandoj qe te hash shpesh, por ne racione te vogla. Ne kete rast ne lukth vazhdimisht do te kete ushqim, por nuk do te kete aq shume sa qe te kthehet mbrapsht ne ezofag. Mos e tepro me qumesht! Nuk besoj se sherbeti ka ndonje efekt pozitiv ne shqetesimin qe ke.
Provo keto dite qe te hash te pakten pese here ne dite ne racione te vogla dhe do te veresh se ky shqetesim do te jete me i vogel.
Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!


Jam ne jave e 30 te shtatzenise, koheve te fundit kam shume problem me lukthin me djeg shume ka filluar qysh pas javes se 15 a 18 aty afer, por tani eshte me shume dhe vertet me shqeteson shume, pastaj ushqimet nuk eshte qe konsumoj cfare me del perpara i zgjedh ne menyre qe te mos e kem kete dhimbje, por kjo eshte e pa evitueshme, gjate tere dites pi qumesht pothuajse 1 liter ne dite dhe perdore edhe uje me sheqer (sherbet) ka dhe shume gjera te tjera qe kam perdorur dhe asnjera nuk me ben pune si ullinje, leblebi, smoki etj. dhe nga perdorimi i tepert ndoshta i qumeshtit 1 liter ne dite kam frike per bebin a mund te behet anemike, dhe shqetesimi tjeter eshte qe nje dite kam perdorur tableten Ranital per lukth a mund ajo te me shkaktoje ndonje gje? Faleminderit.