Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Frika rreth mbarëvajtjes së shtatzënisë

Pershendetje. Jam shtatzene ne javen e 16 +4 dite te shtatzenise... Ne muajin gusht kam patur nje abort spontan ne javen e 19... Dhe tani shyqyr zotit jam perseri shtatzene por duke kaluar javet po me vjen si ankth se mos me ndodh si rradhen e kaluar... Jam gjithe kohen e shqetesuar dhe me mendje aty. Deri tani shtatzenia po ecen shume mire cdo gje normale por mua po vazhdon te me shtohet frika cdo dite e me shume sepse e kam perjetuar shume keq ate abort... Ju lutem a mund te me ndihmoni si mund ta largoj kete frike, stres dhe ankth sepse jam fiksuar keq dhe kam frike se kjo gjendje e imja ndikon edhe tek bebi... Me ndihmoni ju lutem ta gjej nje menyre qe te qetesohem... Ju falenderoj shume shume.

Sonila Xhafa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pëshëndetje Sonila

Ekziston një lidhje midis mëndjes dhe trupit, në funksionin riprodhues të gruas. Për këtë arsye stresi nuk sjell pasoja të mira në shtatzëni. Fazat e përshtatjes psikologjike ndaj një shtatzënie, mbeten akoma për tu studjuar. Këshillohet që të inkurajohet mbështetja e gruas gjatë gjithë kohës dhe të mbahet ajo në gjendje humori. Një këshillim me specialistin psikolog, do të lehtësonte situatën tënde nëse e konsideron se është e vështirë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti