Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut negativ

Pershendetje... Sapo mora rrezultatin e gjakut (grupi i gjakut) e kisha negativ, ju lutem me tregoni se a mundet me pas beba ime ndonje problem? Jam shtatzene ne javen e 8 dhe jam bere shume merak mos kete ndonje problem femija? E kam shtatzenine e pare... Ju lutem me tregoni?

Nadi <<>> Eda (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Nadi,

Pasi qe grupi i gjakut eshte Rh negativ, atehere ne javen 28 duhet te marresh nje injeksion i cili pengon organizimin tend qe te prodhoje kundertrupa qe do te sulmonin eritrocitet Rh pozitive qe mund t'i kete fryti.

Fakti qe grupi i gjakut eshte negativ, nuk do te thote se ka dicka negative (te keqe) ne gjakun tend qe mund ta rrezikoje beben. Nuk ke arsye qe te behesh merak, por vetem se duhet te jesh me e kujdesshme dhe te shkosh rregullisht ne kontrollat antenatale.

Gjithe te mirat.

Tuana Murati (14 vite më parë)
pershendetje un kam grupin gjakut a negativ kurse burri im ka grupin e gjakut a pozitiv.. a duhet te mar injeksion? jam ne muajin e 3.

/komuniteti