Rreth mestruacioneve pas lindjes natyrale
Ledi Hysenj
(14 vite më parë)
Pershendetje Ledi,
Kur e ushqen beben me gji, ne organizmin tend prodhohet nje hormon i cili pengon ovulacionin. Rrjedhimisht ajo grua nuk ka cikel menstrual (ose e ka te çrregullt) dhe gjasat per te mbetur shtatzene gjate kesaj periudhe jane shume te vogla (por nuk jane zero!). Zakonisht menstruacionet nuk paraqiten deri sa beba t'i mbushe 7-8 muaj, por ndodhe qe paraqiten edhe me heret. Kjo eshte dicka normale dhe nuk ke arsye qe te behesh merak.
Keshilla ime eshte qe nese nuk ke plan te mbetesh prape shtatzene, te diskutosh me gjinekologun tend menyren me te pershtatshme per ty (dhe burrin tend) per t'u mbrojtur nga shtatzenia e padeshiruar.
Gjithe te mirat.
Pershendetje Doktor. Ne date 23 tetor bera lindje natyrale, ne date 27 janar pata menstruacionet e para shume normal, tani eshte data 8 mars dhe mua akoma nuk me kane ardhur menstruacionet e muajit pasardhes, femijen e ushqej me gji... a eshte normal ky crregullim? Para se te mbetesha shtatzene i kam pas mestruacionet shume te rregullta. Cfare me keshilloni te bej, ju falenderoj.