Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E. Coli ndikon ky bakter në mos mbetjen shtatzënë?

Doktoreshe me fal qe po ju shqetesoj serisht. PO doja te pyesja a ndikon ky bakter e.coli ne mos mbetjen shtatzene? Kam 4 vjet qe mundohem ta luftoj por asgje, i kam perdorur te gjithe antibiotiket e mundshem dhe perseri rikthehet pas 4 muajsh. Po nese mbetem shtatzene si mund te kurohet kjo gje pasi djegia ne fshikezen e urines eshte e padurueshme, per moment perdor nitrofurantoine por vetem kur ndihem keq jo gjate gjithe kohes. Ju lutem me ndihmoni cfare duhet te bej? Pres me padurim pergjigjen tuaj. Pune te mbare!

Delisia Delis (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershëndetje Delisia

E. coli është bakter që ndodhet normalisht në organizmin e njeriut. Në kushte të caktuara ky bakter kalon në vaginë duke dhënë vaginit nga E. coli. Infeksioni prish cilësinë e mukusit cervical duke penguar kështu kalimin e spermatozoidëve për të fekonduar vezën. Ka dy lloj trajtimesh në rastet e përsëritura. Trajtimi i parë është trjatimi shfarosës, që do të thotë zhdukje e plotë e infeksionit. Trajtimi i dytë përfshin trajtimin parandalues, që do të thotë mos përsëritje e infeksionit. Nitrofurantoina duhet përdorur 5 ditë, 3x2 tableta dhe 1 tabletë çdo ditë për një muaj rresht. Drejtohu te mjeku për ta marë këtë trajtim.

Të uroj gjithë të mirat.

(13 vite më parë)
delisis doja te te pyetja a ke arritur tashi pas 4 viteve te ngelesh shtatezen? dhe si ishin simptomat e infeksionit tend?
Delisia Delis (14 vite më parë)
Shume faleminderit doktoreshe per pergjegjen dhe ju Zana shpresoje te funksionoje pasi kam 4 vite qe u cmenda me kete problem.
Zana (14 vite më parë)
Pershendetje  Delisia! Une vet kam vuajtuar nga infeksioni esheriacoli. Kam perdorur cdo lloj antibiotiku, por pa asnje rezultat sepse cdo 2 muaj mu perseritke prape, gjithashtu as shtatzane nuk mbetesha edhe pse kam provuar gjithe kohes. Antibiotiku qe ma ka hequr infeksionin ka qene ineksionet penicilin dy here ne dite per 10 dite. Pas 20 dite kam bere urinokulturen dhe infeksioni me kishte kaluar pas 8 muajve. Gjithashtu mbrenda muajit kam mbetur shtatzane dhe tash ndodhem ne muajin e 9. Te pershendes dhe te uroj sherim sa me te shpejte dhe mbetje shtatzane sa me pare.

/komuniteti