Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa është e vërtetë që nëse fekondohesh në vezoren e majtë lind vajzë?

Pershendetje z. Keta me pa durim lexoj cdo pergjiggje qe jepni ne kete portal te pershendes shume dhe te uroj per punen qe beni zoti ju bekofte... Pyetja ime eshte kjo. Sa eshte e vertete qe nese fekondohesh ne vezoren e majte lind vajze kurse ne te djathten djale? Flm ne pergjigje si dhe per kohen e mar mbetesh e pershendetu nga une me respekt Elvira.

Ele Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elvira

Nuk ka asnjë të dhënë shkencore, në atë që ke ndigjuar për gjininë e fëmijës. Gjinia varet nga materiali gjenetik i spermatozoidit. Nëse ky material ka brënda tij kromozomin XY, atëherë fëmija del i seksit mashkull. Nëse materiali gjenetik ka brënda kromozomin XX, atëherë fëmija del i seksit femër.

Të uroj gjithë të mirat.

Albi (14 vite më parë)
Louise, kjo Elvira nuk ka thane qe ka deshire djale apo vajze, thjeshte e ka ba nje pyetje shyqyr qetu e kemi mundesine me pyet e me u informu per krejt qka na intereson!
(14 vite më parë)
Nuk e di ku qendron rendesija e djal apo vajze, thjesht eshte femije qe ta kenaq zemren e ta mbush me dashuri e hare24/7

/komuniteti