Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ftohja gjatë shtatzënisë

Jam ftohur, kam veshtiresi ne frymemarrje, hundet e bllokuara, kollitje here te thate e here kollitje te trashe, medikamente gjate shtatzenise deri me tani skam marre asnjehere pervec vitaminave te pershkruara nga gjinekologu kurse tani isha tek mjeku i pergjithshem dhe mi pershkroi keto barna: lunac (shurup nga mullage e bardhe), daleron paracetamol 500mg, vitamin c 500mg,dhe cefalexin alkaloid 500mg kapsula3x1, ju lutem me tregoni nese me bejnr dem divka keto barna apo ne vecanti ndonjera prej tyre? Jam shtatzene ne fund te muajit te gjashte. Ju faleminderit per mirekuptim.

Fitore Maxhuni (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Fitore

Mjeku që të ka përshkruar këto medikamente dhe që vazhdon të ndjekë shtatzëninë tënde, ka patur arsye ka patur arsye që ka rekomanduar perdorimin e tyre.

Krahas terapisë ju mundohuni që të pushoni sa më shumë, konsumoni sa më shumë lëngje të freskëta, kjo është posaçërisht e rëndësishme në shtatzëni, ushqimi le të jetë i balansuar me shumë pemë dhe perime, pini ujë të vakët me mjaltë dhe limon që të zbusni ndezjen e fytit, dhe kundër hundëve të zëna, përdorni sprej nasal me bazë ujë deti apo inhaloni.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(14 vite më parë)
Fitore, mund edhe ta veni nje kepe te ndare pergjysme ne uje te nxehte, nja gjysme ore dhe ta pininate uje, ose ne mbremje e veni ne uje te ftoft dhe e pini ne mengjes, kepa kunder virusave eshte shume e mire, une per vete kam qene e ftohur ne shtatezani dhe nuk ka perdor asnje medikament

/komuniteti