Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Magnez b6 (synergji)

Pershendetje. Kam ca therrje ne fund te barkut majtas ose djathtas. Keto therje nuk jane shume te dhimbshme, por jane tamam si shpim me gjilpere. Nje doktoreshe gjinekologe me dha te perdor magnez b6 (14 kokrra). A mund te di efektin e ketij medikamenti? Jm ne javen e 35. Faleminderit.

Ela Tela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Magnezi mundëson funksionimin normal të zemrës dhe enëve të gjakut, rrit rezistencën ndaj infeksioneve dhe ndihmon në mbrojtjen nga stresi. Është i nevojshëm për funksionimin e nervave dhe muskujve.

Ka raste kur gruaja paraqet rrezik aborti apo lindje parakohe, atëherë mjekët mund të përshkruajnë trajtim me magnezium. Shtesa për magnezium jepet edhe për të paksuar kontraksionet uterine.

Mjeku që ka përshkruar marrjen e magnezit dhe që vazhdon të ndjekë shtatzëninë tënde, ka patur arsye ka patur arsye që ka rekomanduar marrjen e tij.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(14 vite më parë)
Ela, ne evrope nuk preferohet me marre magnez nga java e 36, pasi qe magnezi ndikon ne shlirimin e muskujve dhe mund te vije deri te nje qelje e parakohshme. Shpimet e therjet e dhimbjet i ke sepse ani i fmise fillon te pergaditet per lindje, prandaj edhe lindja nuk ka me tu duk aq tragjike sic mendon ose she ne filma, se trupi pergaditet gradualisht

/komuniteti