Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e bardha pas lindjes

Kam 4 muaj qe kam lindur dhe kam vazhdimisht te bardha nga poshte mund te me keshilloni cfare te bej apo jane normale pas lindjes? Kam bere vizite te mjeku pas 40 dite lindje dhe cdo gje me doli ne rregull vetem me tha mitra juaj eshte shume poshte po pa problem dhe dicka tjeter gjate kur kryej marredhenie tani pas lindjes ndjej si bezdi nga poshte dhe pse kane kaluar 4 muaj eshte normale kjo? Flm.

Anastasia Dojce (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anastasia

Është e rekomanduar që kur gruaja, konstaton ndryshime në sekrecionet vaginale si; në viskozitet/trashësi, ngjyrë, erë dhe pehash, duhet të diagnostikojë problemin me anë të analizës dhe kulturës të tyre në laboratorët shëndetsorë. Antibiograma përcakton medikamentet me efikasë, për trajtimin e diagnozës. Edhe ndjenja e bezdisë pas marrëdhënies tuaj mund te vie nga kjo.

Të uroj çdo të mirë.

Anastasia Dojce (14 vite më parë)
bezdine e ndjej kur kryej mardhenie jo pas mardhenies
Anastasia Dojce (14 vite më parë)
shume flm per pergjigjen......persa i perket bezdisjes gjate mardhenjes mund te luaje rol e qepura e mitres pasi ne lindje mua me qepi dhe ne shqepi perseri mjeku per shkak se u cupetua placenta dhe mendova mos bezdisja vjen nga kjo ............dhe sa kohe mund te zgjate?

/komuniteti