Aborti spontan
Manjola Lluka
(14 vite më parë)
Përshëndetje Manjola
Stresi dhe sforcimet fizike janë shkak për një abort spontan. Përdorimi i antibiotikëve nuk rekomandohet gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, pasi kjo është periudha e embriogjenezës. Kjo nuk do të thotë, që ky përdorim është shkak për një abort.
Në lidhje me pyetjen e dytë, të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjeëndjen e kavitetit uterin, pasi mund të kesh nevojë për kyretazh.
Nuk ka përse të shqetësohesh sepse një shtatzëni do të ndodhë, nëse shëndeti riprodhues i yti dhe i bashëshortit janë normal.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Une qe po ju shkruaj jam nje 31 vjecare nga qyteti i Sarandes, qe kam nje vajze 4 vjece dhe dua te kem nje femije tjeter serisht. Mbas perfundimit te ciklit te muajit janar kryeva marredhenie te pa mbrojtur me bashkeshortin ne diten e 8 te ciklit dhe me pas piva nje jave antibiotik ne rruge orale dhe ate vaginale. Gjate kesaj periudhe nuk kryeva marredhenie seksuale. Mbas perfundimit te antibiotikeve mbas tre diteve vazhduam te kryenim marredhenie te pa mbrojtur. Cikli nuk me erdhi ne muajin shkurt dhe une bera nje test, qe doli pozitiv si dhe nje vizite tek gjinekologia ime e cila me konfirmoi shtatzanine, por me tha qe je shume shume e vogel 2 ose 3 javeshe dhe se nuk kishte zbritur ende ne miter. Te nesermen vajza me pesoi disa konvulsione dhe une u shqetesova jashte mase. Mbas 4 ditesh erdhem ne Tirane per te vizituar vajzen dhe u kthyem serisht ne Sarande. Mbas nje dite te kthimit ne mengjes pata disa njolla kafe dhe vajta te gjinekologia. Ajo me beri nje eko dhe me tha qe embrioni nuk ka pesuar asnje ndryshim qe nga ekoja e fundit (kishte kaluar 1 jave nga ekoja e pare) dhe me dha Progresteron ne rruge orale dhe vitamine E per dhjete dite. Fillova kuren dhe po ate dite mbasdite me filloi gjakderdhja sikur te isha me perioda, mora doktoreshen ne cel. dhe me tha qe ishte fillimi i nje aborti spontan. Kane kaluar pothuaj 6 dite dhe une vazhdoj te kem gjakderdhje jo ne mase te madhe, njesoj sikur te jem me ciklin. Pyetjet e mia jane:
1- Valle mos antibiotiku beri kete abort apo shqetesimi i madh qe pata nga vajza dhe lodhja nga rruga?
2- Sa zgjat gjakderdhja ne nje abort spontan?
3- A do kem problem per te mbetur serisht shtatzane?
Dua tju them qe kam qene dhe jam shume e merzitur per ate qe me ndodhi pasi e donim kete bebe. Ju lutem jam ne pritje te pergjigjes tuaj. Me respekt, Manjola.