javë pas jave
Përshëndetje Flutura
Udhëtimi me aeroplan është një nga mënyrat më të rehatshme dhe më të shpejta të udhëtimit për nënat e ardhshme dhe nuk përbën rreziqe të veçanta për një grua me shëndet të mirë gjatë shtatzënisë si dhe për fetusin e saj.
Gjatë tërë shtatzënisë mund të udhëtoni pa problem, natyrisht gjithmonë në konsultim me gjinekologun tuaj që përcjellë shtatzëninë tuaj. Nëse nuk keni probleme serioze shëndetsore, as për ju, as për foshnjen nuk egziston ndonjë rrezik.
Problem të vetëm paraqet shtypja e ulët në aeroplan shkaku i së cilët mund të ju përshpejtohet pulsi dhe mund të ju rritet tensioni i gjakut, prandaj mund të hasni vështirësi gjatë frymëmarrjes. Mos bëni panikë, sepse të gjitha këto vuajtje kanë karakter kalimtar.
Turbulencat gjatë fluturimit janë të paparashikueshme dhe nga kjo mund të thuhet se rreziqet e traumave janë domethënëse, prandaj këshillohet përdorimi i gjithëkohshëm i rripit të sigurimit.
Për shkak të ajrit të thatë konsumoni mjaft ujë, shmangni kafen dhe çajin, para dhe gjatë udhëtimit. Gjithashtu, shmangni ushqimin i cili fryen.
Të uroj gjithë të mirat.


E nderuar, jam ne javen e 5 te shtatzenise, para 8 muajsh kam pasur abort spontan, mosha ime eshte 39 vjeç, a eshte rrezik ne kete kohe te udhetoj me aeroplan apo jo, sipas disa shkrimeve jo, por frikesohem se mos mosha ndikon ose aborti i meparshem? Me respekt.