Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje. Ne date 23 tetor bera lindje natyrale, ne date 27 janar pata menstruacionet e para shume normal, tani eshte data 8 mars dhe mua akoma nuk me kane ardhur menstruacionet e muajit pasardhes, femijen e ushqej me gji... a eshte normal ky crregullim? Para se te mbetesha shtatzene i kam pas mestruacionet shume te rregullta. Ajo qe me shqeteson eshte fakti pse nuk me kane ardhur mestruacionet e muajit pasardhes, meqe ne janar me erdhen, te shkurtit sme kane ardhur akoma. Cfare me keshilloni te bej, a eshte normal ky crregullim? Ju falenderoj.

Ledi Hysenj (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Ledi

Menstruacionet e para që i quan ti quhen lohje. Është normale që ato të vijnë pas lindjes dhe më pas të mos kesh menstruacione. Nëse e ushqen fëmijën me gji, është normale që të mos vijnë menstraucionet edhe një vit pas lindjes. Nëse nuk të vijnë pas kësaj kohe, atëherë duhet të drejtohesh për konsultë tek një mjek gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti