Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hiperplazia endometriale

Persh doktoresha :) Ne mungese te ciklit prej 6 javesh bera nje eko vaginale dhe rezultoi hiperplazi endometriale me endometer te trashur 23 mm. Ciklin zakonisht e kam patur te rregullt , ndonjehere ndonje levizje 3-4 ditesh por kjo ishte hera e pare qe vononin kaq shume. Bera dhe testin e shtatezanise dhe rezultoi negativ. Tani po trajtohem me utrogestan per 5 dite dhe jam te dita e 3 . A eshte e rrezikshme kjo patologji sepse lexova disa informacione ne lidhje me kete dhe pash qe mund te shkaktoje dhe kancer ose polipe me vone. Une jam 25 vjec dhe kjo eshte hera e pare qe kam nje problem gjinekologjik. Jam pak e frikesuar, nuk e di nese mund te me ndihmoni me ndnj keshille ose informacion nese eshte sh e rrezikshme ? Ps. Para 1 muaj kam bere nje trajtim per nje infeksion te fshikza e urines dhe pas kesaj bera dhe nje trajtim me mac mirror 500 dhe livande vaginale per te parandaluar mykun. Mendon se ka ndikuar dhe mjekimi ne kete crregullim ? Faleminderit nese pergjigjeni, jam ne pritje

Greta Saka (8 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Greta

Hiperplazia endometriale ka si shkak nje crregullim hormonal. Kjo situate nuk sjell probleme kancerose, por mund te ndodhin prani te polipeve endometriale te cilat korrigjohen me nderhyrje.

Te rekomandoj qe diten e trete ose te katert te ciklit menstrual bej nje vleresim te endometrit me ekzaminim ekografik.

Gjithe te mirat.

/komuniteti