Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja në shtatzëni

Pershendetje, jam Lola nga Gjermania, jam ne javen e 8 te shtatzenise, kam pas gjakderdhje qe 2 here, heren e pare kom qendru 3 dite ne spital dhe kur kom ardhe ne shpi prape kom pas gjak mbas 3 dite prap jam shtru ne spital nje jave, beba po me thone qe eshte mire mirepo une po merakosem kisha dashte me dite cka eshte ne pyetje, flm shume.

Vlora . (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Minire

Tashmë qenke vizituar te mjeku dhe shumë mirë që gjithçka qenka në rregull. Gjakderdhja në shtatzëni asnjëherë nuk është normale, pa marrë parasysh se në cilën periudhë të shtatzënisë jeni. Shkaktarët e gjakderdhjes janë të ndryshëm dhe përfshijnë edhe shkaktarët hormonal, të cilët janë më të shpeshtët në shtatzaninë e hershme, infeksionet por mund të jenë edhe shenjë e diçkaje më serioze si fillimi i abortit, lindjes së parakohshme apo shkëputjes së placentës. Në shtatzëninë e hershme, në tremujorin e parë siç është në rastin tuaj, një nga shkaktarët e gjakderdhjes mund të jetë disbalansi hormonal. Ne rastin tuaj mjeku do të duhej tju tregonte arsyen e gjakderdhjes.

Gjithë të mirat.

/komuniteti