Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth datës së lindjes

Pershendetje doktoreshe. Faleminderit per te gjitha pergjigjet qe na jep. Kam nje pyetje. Dita e pare e menstruacioneve ka qene 07.07.2011. Doktoresha me ka thene se pas javes 37, dmth pas dt 22 mars lindja quhet normale. A ekziston mundesia qe te lind edhe me 23 mars pershembull? dmth pasi te kaloje data 22 mars une duhet te pres nga casti ne cast qe te lind apo duhet te pres nga data e fundit qe me ka percaktuar doktoresha ime (10 prillin). Eshte shtatzenia ime e pare prandaj jam ne merak.

Ela Tela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Është e vërtetë që lindja konsiderohet normale pas javës së 37 të saj. Por kjo nuk do të thotë që ti duhet të lindësh domosdoshmërisht menjëherë pas kësaj date, por edhe po të ndodhë kështu nuk duhet të shqetësohesh. Mundësia më e mirë është të presësh datën e parashikuar të lindjes, e cial është rreth 280 ditë nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacionit të fundit.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti