Bakteria Enteroccocus
Lira Bajrami
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lira
Spermokultura tregon llojin e antibiotikut që është më efikas ndaj enterokokut. Bëj një tjetër antibiogramë, tre javë pas mjekimit për rivlerësim të spermogramës.
Në oligospermi influencojnë një numër faktorësh. Midis tyre edhe faktorët hormonalë. Pas trajtimit, mjeku androlog do të vlerësoj vazhdimin e terapisë.
Të uroj gjithë të mirat.
Nga spermiogrami kam kuptuar qe nr i spermatozoideve eshte shume i vogel (rreth 10 mil. 25 % te levizshem), mandej kam bere spermiokulturen dhe antibiogramin ku kam gjete nje bakterie enteroccocus. Gjithashtu ne analizat e gjakut vlera e fsh, u/l eshte 21.9, kurse vlerat tjera kane qene ne rregull. Mjeku me ka rekomandu terapi: sumamed 1x1 ( 6 dite) pastaj klavonat 2x1 ( 5 dite). Mendoni se keto jane shkaktare per nr e vogel te spermatozoideve? Dhe nese po a eshte terapia adekuate qe po e perdori? Mosha ime eshte 31, gjinia mashkull. Ju lutem me jepni rekomandimet tuaja per me tej. Ju pershendes dhe falenderoj per kohen.