A është më e mirë lindja me vakum apo me operacion?
Valmire Hoti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valmira
Lindja normale kurdoherë ka përparësitë. Nëse nga vlerësimi i situatës mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, vlerëson që përmasat e bebit korespondojnë me përmasat e bacinit, atëherë ai mund të sugjerojë lindjen normale. Në të kundërt, lindja me operacion cezarian do të jetë zgjidhja përfundimtare.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Jam nenea e nje djali i cili i ka 2 vjec. Tash jam prape shtatzane, femijen e pare e kam lind me vakum ngase kam pas nje lindje te veshtire. Tash kam frike te lind normal ndoshta do te kem prape probleme sepse mjeket me thone se jam shume e ngushte, pyetja ime do te ishte a me mire te lind me vakum apo me operacion? Ju pershendes.