Rreth shtatzënisë
Herolinda Luta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Herolinda
Çrregullimet e cikli menstrual sjellin si pasojë formimin e kisteve. Bëj ekzaminim ekografik me sondë vaginale për të vlerësuar shtatzëninë dhe nëse je shtatzënë, duhet që mjeku ta ndjekë atë me kujdes duke observuar edhe gjëndjen e kisteve që të mos komplikohet situata.
Të uroj gjithë të mirat.
Doktoreshe dua ta bej nje pyetje. Para 1 muaji kam bere nje test shtepiak i cili rezultoi si pozitiv, pas dy ditesh per tu siguruar bera dhe test ne mjek, nepermjet gjakut, qe u vertetua se jam shtatzene, mirepo ne ultraze nuk mund te shihej asgje, dhe mjeku me tha qe te shkoj pas 2 javesh. Pas 2 javesh me bene analiza gjaku te cilat rezultonin keshtu, bhcg-28,58 mol / ml. Dhe mu tha qe pas dy ditesh, te bej edhe nje analize gjaku, per te cilen jam duke pritur deri te henen se e kam bere sot ne mengjes. Mire ama ne konsultime me nje gjinekolog tjeter, tha se sipas ketyre numra mund te jesh shtatzene jashte mitre, mirepo nuk ishte i sigurte. Cfare mendoni ju rreth kesaj? Dhe nje tjeter problem qe me eshte shfaqur eshte crregullimi menstracioneve se gjate tere muajit, ka ndonjehere jane normale po me se shumti ngjyre kafe dhe ndodh qe disa dite mos shfaqen, mirepo me brengos, shfaqja e tyre e serishme. A mund kjo te jete problem nga cistat, se gjinekologia me tha ne ne ultrazone shfaqen dy cista nje me e madhe nje me e vogel, kurse beba nuk shihet askund, vetem nje pike e vogel eshte shfaqur qe dyshojne se eshte beba. Falemenderit per mirekuptim, pres nje pergjigje sa me te shpejte. Me respekt.