Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në bark

Pershendetje. Kisha nje pyetje. Ka disa dite qe ne pjesen ndarese te gjoksit dhe barkut ne te djathte ndjej nje si dhimbje gjate kohes qe rri ulur. Jam ne javen e 35 e 4 dite te shtatzanise. Keto dhimbje jane me shume nga ana e barkut pra siper, jo ne stomak po ne te djathte. Cfare mund te jete doktoreshe? Faleminderit.

Ela Tela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Rritja në përmasa e mitrës, shtyp diafragmën dhe melçinë. Kjo shpjegon dhimbjen që ti ankon. Të këshilloj të qëndrosh shtrirë anash majtas. Në këtë pozicion, dhimbjet do të lehtësohen dhe do të ndjehesh më mirë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti