A ka ndikim negativ kjo terapi tek beba ime?
Luljeta Tahiri
(14 vite më parë)
Përshëndetje Luljeta
Infeksioni që paraqet është një infeksion miks, i cili duhet të trajtohet sipas antibiogramës. Rekomandohet që trajtimi me antibiotikë të merret pas javës së 12-të të shtatzënisë, kur përfundon embriogjeneza. Gjithashtu e domosdoshëme në këtë periudhë është marja e acidit folik, i cili ul ndjeshëm difektet në tubin neural të bebit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam shtatzene ne javen e 11, pas analizes per strisho vag. dhe cervikale rezultati me doli qe kam 1. enterococcus dhe 2. candida albicans. Terapia e gjinekologes sime eshte Meclon vag 1x1 5 dite, canesten ung., ampicilin 3x1 per nje jave. Te them te drejten u shqetesova shume per antibiotikun qe duhet ta perdor edhe pse pata dyshime fillova ta perdor sepse mendova qe jam vetem ne fillim te shtatezanise dhe mendova qe ky infeksion mund te rritet dhe te ndikoj te beba ime. Te lutem me konfirmoni diqka lidhur me kete situate, perveq kesaj terapie jam duke marre 1x1 gravid dhe vitamin C 2x1, a eshte normale te merret tere kjo terapi gjate kesaj periudhe, po ndihem shume e shqetesuar. Faleminderit paraprakisht nese marre pergjigje.