Rreth fjetjes në shtatzëni
Qendresa .
(14 vite më parë)
Përshëndetje Qëndresa
Qëndrimi shtrire më i mirë për shtatzënat, është anash majtas. Në këtë pozicion oksigjenohet më mirë bebi dhe te nëna eleminohen edemat e anësive, që krijohen nga qëndrimi në këmbë. Nuk duhet të shqetësohesh nëse natën ndron pozicion dhe nuk ke ndonjë ankesë, në të kundërt mundohu të mbash pozicionin që të shpjegova më sipër.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 16, ne mengjes e shoh veten qe jam ne shpine e shtrire dhe kur zgjohem me dhemb barku, me mpihet, a ka ndonje te keqe me fjete ne shpine? Une bie ne krahe por naten pa dije bie ne shpine.