Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni sa rrezikon fëmijën?

Pershendetje, jam shtatzene ne javen e 11, pas analizes per strisho vag. dhe cervikale rezultati me doli qe kam 1. enterococcus dhe 2. candida albicans. Terapia e gjinekologes sime eshte Meclon vag 1x1 5 dite, canesten ung., ampicilin 3x1 per nje jave. Te them te drejten u shqetesova shume per antibiotikun qe duhet ta perdor edhe pse pata dyshime fillova ta perdore sepse mendova qe jam vetem ne fillim te shtatzanise dhe mendova qe ky infeksion mund te rritet dhe te ndikoj te beba ime. Te lutem me konfirmoni diqka lidhur me kete situate, pervec kesaj terapie jam duke marre 1x1 gravid dhe vitamin C 2x1, a eshte normale te merret tere kjo terapi gjate kesaj periudhe, po ndihem shume e shqetesuar? Faleminderit paraprakisht nese marre pergjigje.

Luljeta Tahiri (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Luljeta,

Urime per shtatzenine! Fillimisht eshte dashur qe te perjashtohen infeksionet e mundshme dhe me pas te planifikohet nje shtatzeni e re, por ti mos u shqeteso shume sepse mbi 90% e shtatzenive tek ne jane te paplanifikuara.

Enterokoku eshte mikrob qe gjendet ne rruget e jashteqitjes, kurse kandida eshte kerpudhe qe rritet shpesh ne organet gjenitale (shkakton sekret me ngjyre te bardhe). Enterokoku mjekohet me antibiotiku qe je duke marre, kurse per kandiden je duke marre dy barna te cilat kane te njejtin efekt (meclon dhe canesten). Mjafton te marresh vetem njerin prej tyre.

Tabletat Gravid jane multivitamina dhe minerale te ciat kane edhe acidin folik ne doze 400 mikrogram. Vitaminen C nuk e kam te qarte se perse te eshte pershkruar.

Te rekomandoj qe te marresh terapine me antibiotike dhe canesten per shtate dite, pastaj acid folik 400 mikrogram dhe asgje me teper.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti