Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bebi poshtë

Pershendetje. Jam ne javen e 32 te shtatzenise dhe qysh prej muajit te 3 kam pas dhembje te barkut poshte dhe te vagines, ndonjehere edhe me pengon ne ecje, gjinekologja me ka thene se pozita e bebit eshte shume poshte dhe te ben shtypje, tash e kam shume veshtire edhe te eci, a ka ndonje rrezik per lindje te parakohshme pasi qe jam edhe ne marredhenie pune edhe kjo me shqeteson shum? Pres pergjigjen tuaj.

Jeta Saliu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Ndjenja e rëndesës dhe dhimbjet në fund të barkut, janë shenja të rrezikut për lindje parakohe. Në këto kushte është e rekomanduar të qëndrosh sa më shumë të jetë e mundur shtrirë, të mos bësh punë të rënda dhe të eleminosh ecjet e gjata dhe qëndrimet e gjata në këmbë. Duhet të dish, që një lindje konsiderohet normale kur ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti