Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ka mundësi që në moshën 38 vjeç të ndalet cikli menstrual?!

Pershendetje e nderuara gjinokologe, me falni nese e bej nje pyetje jo individuale, e kam nje shoqe ne moshen 38 vjeqe dhe eshte shume e brengosur pse smund te ngel shtatzene, ngase ajo ka vajza, deshiron te lind edhe nje djale mirepo mjeket i thone se ka probleme ju kane nal menstruacionet nuk mund te ngelesh prape shtatzane, kur ajo perdore terapi ka cikel po shume rralle, te lutem mu pergjigj ne kete pyetje si ka mundesi qe ne kete moshe te ndalet cikli, dhe a ka shpresa qe kjo grua te ngelet edhe njehere shtatzane? ju faleminderit per moskeqkuptim.

Valmire Hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valmire

Çrregullimet e ciklit menstrual, kanë si shkak kryesor çrregullimet e nivelit të hormoneve në gjak. Shoqja jote duhet të drejtohet për të kryer disa analiza, që tregojnë nivelet aktuale të hormoneve në gjak. Pasi të jetë gjetur shkaku, mjeku gjinekolog që e ndjek duhet ti japë mjekimin e duhur. Nëse pas këtij trajtimi cikli menstrual rregullohet, atëherë ajo mund të kërkojë për shtatzëni.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti