Rreth rezultatit të analizave
Eni Eni
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eni
Analizat që referon, tregojnë që është i pranishëm së paku një infeksion gjenital. Këto infeksione prishin cilësinë e mukusit cervical, duke bërë kështu të pamundur penetrimin e spermatozoidëve drejt vezës. Pra, nëse nuk trajtohet në mënyrë korrekte infeksioni, atëherë shtatzënia është mjaft e vështirë. Drejtohu tek mjeku gjinekolog për të marë trajtimin e duhur.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, kam bere disa analiza ku pergjigja eshte Garnerela vaginalis pozitive. Trichomonas vaginalis negative, Naisseriea gonorrhoea negative, Mycoplasmahomminis negative, Ureaplasma urealiticum pozitive. Ndikojne ne mbetjen shtatzaene, pasi kam 4 muaj qe tentoj? Ne pritje te pergjigjes suaj. Gjithe te mirat.